Vasili: Realiteti flet, çmimi i naftës ka rënë në bursë, Bordi i Hajduteve nuk e ul
Deputeti Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka denoncuar sërish çmimin e lartë të karburantit.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook teksa publikon çmimin e naftës në bursë ai thotë se Bordi i Hajdutëve nuk e ul çmimin në Bordin e Hajduteve ligjin e bëjnë oligarkët, që bëjnë llogarinë e xhepit.
Postimi i plotë:
Çmimi i naftës bie pikatë në Bursa, por Bordi i Hajdutëve nuk e ul çmimin.
Çmimi i Naftës në Bursa bie dhe po bie vazhdimisht, ky është fakt, që nuk e luan topi. Po ju sjell me Foto edhe për dje edhe sot çmimin e Naftës në Bursë.
Bordi i Hajdutëve deklaroi që sapo ndryshon çmimi në bursa në ulje këta gjoja e ulin menjëherë.
Por realiteti flet ndryshe.
Çmimi nuk ulet kurrsesi sepse në Bordin e Hajduteve ligjin e bëjnë oligarkët, që bëjnë llogarinë e xhepit të tyre i japin edhe hisën qeverisë, ndërsa popullit i lënë çmimin e lartë që ta plaçkisin gjer në palcë.
Në Mal të Zi një litër naftë kushton 1.27 euro litri ose thënë ndryshe 147 lekë.
Ndërsa në Shqipëri Bordi i Hajdutëve e mban 232 lekë.
Llogaritni çfarë plaçkitje monstruoze ju bëhet shqiptarëve me Naftën.
Shikoni në Foto çmimet në Bursa shihni edhe çmimin në Mal të Zi.
