Meta: Për lobimin e Bashës më erdhi në zyrë edhe ish-ambasadori i ShBA-së, nuk e besova fillimisht
I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Betit Njuma, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se nuk ka asnjë probleme lidhur me mbiemrin e tij sepse është qartësuar edhe nga gjendja civile.
Ai komentoi edhe lobimin e Bashës me kompaninë ruse, duke thënë se për një gjë të tillë i ka ardhur në zyrë edhe ish-ambasadori amerikan.
Meta: Nuk ka asnjë problem me firmosjen e dekreteve me mbiemrin Meta. Firma është shoqëruar me vulë dhe me firmën e sekretarin e përgjithshëm. Nuk e kam ndryshuar kurrë emrin. Përgjigja i është dhënë institucioneve të drejtësisë nga ana e gjendjes civile.
Nuk kam se çfarë komenti të bëjë për lobimin e Bashës, sepse fakti që ka pasur një problem është e qartë. Ambasadori amerikan më erdhi në zyrë dhe më ngriti këto shqetësimi sipas tyre, që është në koherencë me këto lajme., unë nuk e mara seriozisht se mendova se ishte e njëanshme. Edhe Berishë si ka vajtuar sikurse më erdhi mua. Këto çështje e dinë më mirë ato institucione atje dhe i takon PD-së. Ajo që është e qartë se të gjitha veprimet që ka marrë Basha janë veprime dhuratë për Ramën.

