Meta: Bashkëpunimi i Bashës me Ramën qysh me reformën territoriale, do minonin kandidatët e LSI

I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Betit Njuma, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se bashkëpunimi i Ramës  me Bashën ka qenë qysh në kohën e reformës territoriale.

Ai tha se ishte rënë dakord nga të dy që të goditet LSI-ja dhe të fitonte sa më shumë deputetë PD-ja në zonat elektorale.

Meta: Bashkëpunimi i Ramës  me Bashën ka qenë qysh në kohën e reformës territoriale. Ne kemi qenë për reformën dhe kemi dërguar Bashkim Finon në PD dhe kanë thënë që presin nga PD-ja. Ata thanë se do ta japin dhe nuk e dhanë kurrë një gjë të tillë. Nuk e dhanë sepse marrëveshja ishte kjo: kudo që do t’i linte Rama një zonë për ta mbështetur LSI-në, ai do të minonte kandidatin e LSI-së dhe do të fitonte ai i PD-së.

Ndërsa Basha mendonte se do të merrte më shumë kandidatë kështu. Pra kjo ishte një marrëveshje. Ne jemi dakord me propozimet që ka bërë sot Ylli Asllani.