Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 2 makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2022, 21:07
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në Mabë.
Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Paraprakisht bëhet me dije se janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve.
Ato janë transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës.
Policia është nisur drejtë vendngjarjes.
