"Jashtë Matriksit" - Konflikti Turqi-Greqi real apo show?

Konflikti Turqi-Greqi real apo show? Ishte tema e kësaj të mërkure në "Jashtë Matriksit" – nga Alfred Cako në RTV Ora.

Alfred Cako: Perëndimi duket se nuk ka ndërmend që të mbajnë fjalën, duket se do ta realizojë këtë me forcë një gjë të tillë duke shfrytëzuar edhe skenën botërore momentalisht. Prandaj Turqia qëndron me një këmbë në NATO.

Greqia këtë vit ka shpenzuar dhe ka nënshkruar kontrata me Izraelin për të mbrojtur me raketa izraelite dhe fregatave franceze apo edhe italiane.

Pas viteve 73-74 Turqia dhe Greqia që janë armiq shekullorë, pasi u zhgënjyen fuqitë fitimtare të Luftës së II-të Botërore, ato u detyruan që të bëjnë marrëveshjen e Lozanës.

Në këtë vit kemi parë marrjen e Qipros. Vendet kanë pasur konflikt real edhe për një ishull duke bërë edhe demonstrime.

Sot ka agravuar dhe është duke u zhvilluar në një moment të tillë. Këto ishuj janë afër Turqisë dhe mund të përdoren nga kundërshtarët për ta sulmuar. Por ashtu janë zona të pasura ekonomike me gaz.

Ka teori konspiracioni që nga kjo luftë të dyja vendet do të dalin të humbura, dhe unë mendoj se do të ndodhë, dhe Turqia do të ndahet në 3 vendet.