Postoi video duke kërcyer, gjykata e lartë egjiptiane mbështet shkarkimin e pedagoges

Një gjykatë e lartë egjiptiane ka lënë në fuqi një vendim të mëparshëm për shkarkimin e një akademikeje femër nga puna e saj në universitet me akuzën se ka kërcyer në publik dhe kontestimit të parimeve fetare, raportojnë mediat lokale.

Gjykata e Lartë Administrative hodhi poshtë të hënën një apel të paraqitur nga Mona Prince, një pedagoge e gjuhës angleze, kundër një vendimi të lëshuar më parë nga një gjykatë më e ulët që mbështeti një vendim nga Universiteti shtetëror i Suezit që e përjashtonte atë nga puna e saj në institucion.

Në vitin 2018, universiteti në qytetin bregdetar të Suezit e përjashtoi atë nga posti i saj pas një hetimi pasi ajo kishte postuar video në faqen e saj në Facebook që e tregonte atë duke kërcyer dhe duke inkurajuar studentët e saj të ndiqnin shembullin e saj.

Prince, e cila punonte si pedagoge e gjuhës angleze në Universitetin e Suezit, shkaktoi polemika masive në internet, pasi ajo u shfaq në video duke kërcyer.

Komentatorët konservatorë e dënuan aktin e saj si imoral, ndërsa të tjerët e mbrojtën atë si liri personale.