Zyra e Zelenskyt publikon dokumentin: Perëndimi duhet të futet në luftë nëse cënohet Ukraina

Ukraina kërkon nga shtetet kryesore perëndimore të krijojnë një front për të garantuar sigurinë e vendit. Drafti nuk parashikohet të parandalojë aspiratat e Kievit për në NATO, ndërsa theksohet se garantuesit do të duhet edhe të hynë në luftë për Ukrainën.

Zyra e shtypit të Presidencës së Ukrainës ka publikuar një draft në të cilin renditet shtetet që do të garantojnë sigurinë e Kievit.

Sipas dokumentit, presidenti Zelensky kërkon që Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, disa vende të Bashkimit Evropian dhe Turqia të jenë garantuesit kryesorë të sigurisë ukrainase.

Kievi pritet të lidhë marrëveshje dypalëshe të cilat përfshijnë masa parandaluese të natyrës ushtarake, financiare, infrastrukturore, teknike dhe inteligjence.

Shtetet që do të firmosin kontratën me Kievin do të duhet të pranojnë kërkesat e Ukrainës pa vonesë në rast se cenohet sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit.

Priten gjithashtu investime të huaja në bazën ushtarako-industriale të Kievit, një transferim në shkallë të gjerë armësh, mbështetje të inteligjencës dhe furnizim me sisteme moderne të mbrojtjes ajrore dhe asaj raketore.

Përveç kësaj, Ukraina planifikon të kryejë stërvitje me përfshirjen e këshilltarëve evropianë dhe atyre të NATO-s.

Megjithatë drafti i sotëm nuk përjashton aspiratat e Kievit për t’u anëtarësuar në NATO, të cilat kanë qenë një vijë e kuqe nga Moska.

Drafti u nënshtruara nga Administrata e Zelenskyt dhe ish-kreu i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Krahas shteteve kryesore perëndimore të sipërpërmendura kërkesa për t’u bërë garant i sigurisë ukrainase do t’i dërgohet edhe Kanadasë, Australisë, Bullgarisë e Rumanisë në Detin e Zi, si edhe Japonisë e Koresë së Jugut, megjithëse garanci jo-ushtarake.