Kriza prek kishat, famullitari u kërkon besimtarëve kontribute më bujare: Gjithçka është rritur
Një video e famullitari të Casertas në Itali, Don Antonio Lucariello, ku u kërkon besimtarëve kontribute më bujare për organizimin e festës patronale të Santa Eufemia, e cila do të mbahet më 16 shtator, ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale.
Duke folur nga foltorja, prifti kërkon besimtarëve "disa gjëra më shumë" sepse “gjithçka është rritur”.
“Ata që kalojnë nëpër rrugët tona, pranë ndërtesave tona, le t'i presim me buzëqeshje, me lutjet tona dhe sigurisht me dhuratën e bujarisë siç keni bërë gjithmonë. Këtë vit me "disa gjëra më shumë". Sepse kudo që shkuam këtë vit për kontrata, të gjithë na thanë se gjithçka është rritur. Pra, disa gjëra më shumë krahasuar me të gjitha vitet e tjera, nuk them se sa, dhe mendoj se mund t'i mbulojmë të gjitha shpenzimet. E keni kuptuar tashmë, Zoti i do ata që japin me gëzim dhe me gjithë zemër. Por jo me trishtim dhe me lot. Ju lutem, bëni si bëjnë bashkëshortët, me lot gëzimi”, tha prifti.
Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka ngjallur polemika.

