Babai zbulon live në TV se djali i tij i zhdukur ishte në bodrumin e tij: Kishte frikë nga babai dhunues
Një moment tronditës është regjistruar në televizion ku një baba zbuloi se djali i tij i zhdukur ishte në bodrumin e tij ndërsa bënte një intervistë televizive.
Djali 12-vjeçar ishte zhdukur prej 11 ditësh, duke e lënë babanë të tronditur plotësisht kur prezantuesi i tha raportet se ishte në bodrum.
Babai Charles Bothuell IV humbi fjalët kur u pyet se si djali i tij Charles Bothuell V mund të ishte gjallë në shtëpinë e tyre.
Prezantuesja e pyeti nëse ai ka kontrolluar edhe bodrumin.
Ai tha: “Kam kontrolluar bodrumin, gruaja ime ka kontrolluar bodrumin, FBI ka kontrolluar bodrumin, Policia e Detroitit ka kontrolluar bodrumin tim. Ne të gjithë kemi kontrolluar bodrumin tim disa herë."
Pas intervistës, Charles Bothuell IV u bombardua nga shtypi ndërsa kthehej në shtëpi, duke thënë se raportet se ai e dinte se djali i tij ishte në bodrum gjatë gjithë kohës si 'absurde'.
Një hetim policor pasoi dhe ata zbuluan se djali 12-vjeçar nuk humbi, por thjesht fshihej nga babai dhe njerka e tij, Monique Dillard-Bothuell.
Kur u gjet Charles Bothuell V, ai pranoi se ishte fshehur në bodrum sepse kishte frikë nga reagimi që do të kishte i ati.
Në prill 2015, çifti u arrestua dhe u akuzua për torturë dhe abuzim të fëmijëve të shkallës së dytë. Akuza për torturë u hodh poshtë më vonë në gjykatë, por nëse vërtetohej, çifti mund të përballej me burgim të përjetshëm.
Në gjyqin në vitin 2016, Bothuell IV u deklarua fajtor për abuzim të fëmijëve të shkallës së katërt. Bothuell IV pranoi se kishte rrahur djalin e tij me një tub PVC dhe u dënua me 18 muaj shërbim prove.
