Populli indigjen u doli kundër, Snapchat detyrohet të heqë filtrin “Maori”

Media sociale Snapchat ka hequr nga përdorimi filtrin me tatuazhe Maori. Ky veprim erdhi si pasojë e protestave të popullit indigjen të Zelandës së Re.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Filtri Maori pati një përhapje në të gjithë rrjetet sociale. Protestat e Maoritëve tregojnë se ato i konsiderojnë një rit të shenjtë tatuazhet në fytyrë.

Tatuzhet prej shekujsh janë përdorur nga populli indigjen si të shenjta dhe pjesë e rëndësishme e ritualeve të tyre.

Sipas një deklarate për BBC, Snap konfirmoi se e ka hequr filtrin nga përdorimi duke respektuar te drejtat e perdoruesve.