Supermodelja amerikane frikëson familjen dhe fansat, zbathur në aeroport dhe me veprime të pakontrolluara (Video)

Supermodelja amerikane Cara Delevingne ka shqetësuar familjen dhe fansat e saj pasi në daljet e saj të fundit është parë në gjendje shumë të keqe, duke bërë veprime të pakontrolluara dhe sjellje të çuditshme.

Në videon e publikuar sëfundmi, ajo shihet duke folur në telefon, e zbathur në rrugë dhe në gjendje shumë të rënduar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një reagim për gjendjen e saj pati dhe familja e cila tha se do të bënin çmos që ta ndihmon modelen për tu kuruar.

“Të gjithë jemi tepër të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Carës është e përfshirë”, tha një mik i ngushtë për The Sun të mërkurën.

"Po flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t'u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund të ketë nevojë," shtoi ai.

Supermodelja amerikane frikëson familjen dhe fansat, zbathur në

Prindërit e Delevigne, biznesmeni i pasur i pronave Charles Delevingne dhe gruaja e tij Pandora jetojnë në Angli. Modelja ka gjithashtu tre vëllezër e motra.

Cara Delevingne bëri paraqitjen e saj të fundit shqetësuese të hënën në Los Angeles, duke u shfaqur e turbulluar dhe e shqetësuar përpara se të hipte në avionin privat.

Sipas burimeve të DailyMail.com, vajza e kopertinës dukej e paaftë për të kontrolluar lëvizjet e trupit të saj në pika të caktuara, teksa shihej në telefon, duke u përkulur, duke i rënë telefonin dhe duke ecur përreth dukej shumë e shqetësuar dhe sikur nuk ishte në gjendje të ndalonte lëvizjen.

Supermodelja amerikane frikëson familjen dhe fansat, zbathur në  Supermodelja amerikane frikëson familjen dhe fansat, zbathur në