Papa Françesku i 'trishtuar thellë' lutet për mbretëreshën dhe mbretin e ri

Papa Françesku i dërgon ngushëllimet e tij Mbretit Charles III dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II dhe vlerëson "jetën e saj të shërbimit të pakursyer për të mirën e Kombit dhe të Komonuelthit".

Menjëherë pas vdekjes së mbretëreshës, Papa Françesku dërgoi një telegram për t'i shprehur ngushëllimet e tij Mbretit Charles III për vdekjen e nënës së tij, monarkes më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Me pikëllim të thellë kur mësova për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, i shpreh ngushëllimet e përzemërta Madhërisë suaj, anëtarëve të familjes mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit.”

Papa thotë sebashkohet me të gjithë ata që vajtojnë humbjen e saj “duke u lutur për prehjen e përjetshme të Mbretëreshës së ndjerë dhe duke vlerësuar shërbimin e saj të pakursyer për të mirën e Kombit dhe Komonuelthit, shembullin e saj të përkushtimit ndaj detyrës, dëshminë e saj të palëkundur të besimit në Jezu Krishtin dhe shpresës së saj të patundur në premtimet e tij.”

Papa Françesku lavdëroi gjithashtu “shpirtin e saj fisnik”.

“Unë siguroj Madhërinë Tuaj për lutjet e mia që Zoti i Plotfuqishëm do t'ju mbështesë me hirin e tij të pashtershëm ndërsa ju merrni tani përgjegjësitë tuaja të larta si Mbret. Për ju dhe të gjithë ata që e çmojnë kujtimin e nënës suaj të ndjerë, unë kërkoj një bollëk bekimesh hyjnore si një premtim ngushëllimi dhe force në Zot.”