"Zoti e ruajtë mbretin" Kryeministrja Truss: Mbretëresha ishte një shkëmb ku u ndërtua Britania
Kryeministrja Liz Truss ka folur jashtë Downing Street, pas vdekjes së mbretëreshës Elisabeta e 2-të e Britanisë.
Ajo tha se të gjithë janë të shkatërruar nga lajmi i vdekjes së Mbretëreshës, duke e cilësuar atë si një tronditje të madhe për kombin dhe botën.
Ajo e përshkroi Mbretëreshën si një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne, duke shtuar: se Britania është vendi i madh që është sot për shkak të saj.
Ajo tha se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të, si dhe për shumë britanikë.
“Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne. Sot Kurora i kalon, siç ka bërë për më shumë se një mijë vjet, monarkut tonë të ri, kreut tonë të ri të shtetit, Madhërisë së Tij Mbretit Charles III. Me familjen e Mbretit ne vajtojmë humbjen e nënës së tij dhe jemi bashkë.”
Ajo e përfundon deklaratën e saj duke thënë se është “kalimi i epokës së dytë elizabetiane”.
Truss përfundon duke thënë: "Zoti e ruajtë mbretin".

