Babai i tij mbret, princi William tashmë i pari në radhë për kurorën e Britanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2022, 20:38
Që kur lindi në vitin 1982, Princi William ka qenë i dyti në radhën e fronit për tu bërë mbret, pas babait të tij.
Tashmë që babai i tij tani është Mbret ai është bërë i pari në radhë për kurorën.
Princi William nuk bëhet automatikisht Princi i Uellsit pasi titulli vjen si dhuratë e monarkut, por ai tani është Duka i Cornwall-it dhe gruaja e tij Catherine është Dukesha e Cornwall-it.
Ndryshe nga Mbretëresha, Princi William e ka ditur gjithë jetën se një ditë do të bëhej trashëgimtar i fronit.
Pas tij në linjën e pasardhësit është fëmija i tij më i madh, Princi George.
Nëntë vjeçari tani është i dyti në radhën e fronit.

