Pas vdekjes së Elisabetës, mbreti i ri: Vajtojmë vdekjen e nënës dhe sovranit të dashur!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2022, 20:24
Një deklaratë sapo është lëshuar nga Familja Mbretërore në emër të Charles, tashmë Mbretit të ri ri të Britanisë.
Ai shkruan se vdekja e nënës së tij të dashur, është një moment i trishtimit më të madh për të dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij.
“Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një sovrani të dashur dhe një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Commonwealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën. Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht."


