Londinezët dhe turistët mblidhen në Pallatin Buckingham për Mbretëreshën Elizabeth
“Mirupafshim” ishte mesazhi që i dërguan mbretëreshës Elizabeth sot qindra londinez dhe turistë, të cilët u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham, të shqetësuar për shëndetin e saj.
"Të gjithë janë të shqetësuar, ne e kemi atë për 70 vjet dhe duhet ta "tretim" sepse kjo ndodhi kaq papritur," tha Sharon Gove.
“Dy ditë më parë ajo ishte me kryeministren e re dhe më pas befas të gjithë shqetësohen për të. Nuk ishte shumë bukur, por Zoti e ruajtë mbretëreshën” ai shtoi.
Anëtarët e familjes mbretërore nxituan drejt Kështjellës Balmoral në Skoci për të qenë në krah të Mbretëreshës.
Turisti amerikan Lupe Garcia, 60 vjeç, shprehu keqardhjen për të afërmit e mbretëreshës.

“Është shumë e trishtueshme, shpresoj që ajo të shërohet shpejt. Mendoj se të gjithë e duan dhe e respektojnë dhe ne duam më të mirën për të dhe familjen e saj”, tha ai.
Disa shkuan në Pallat kur morën vesh lajmin, vetëm për të qenë atje.
"Unë punoj afër dhe dëgjova lajmet për shëndetin e mbretëreshës dhe u shqetësova, kështu që erdha këtu në Buckingham për të qenë në zemër të monarkisë," tha sipërmarrësi i teknologjisë Alexander Kaplan, 40 vjeç.
Studentja Beatrice Syndra tha se shpresonte që Mbretëresha të shërohej dhe familja mbretërore "do të dalë nga kjo kohë e vështirë së bashku dhe do të gjejë paqen, pavarësisht se çfarë ndodh".
Baristi 18-vjeçar Albert Laani përmblodhi mjeshtërisht mendimet e shumë njerëzve:
"Hej, Elisabeth, mirupafshim!"
