Mbretëresha Elizabeth vdiq, kulla Eiffel fik dritat në shenjë zie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2022, 21:43
Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, ka njoftuar në Twitter se sonte do të fiken dritat e Kullës Eiffel, në shenjë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II të Britanisë.
Njëkohësisht ajo bëri të ditur se në emër të të gjithë parizianëve i shpreh ngushëllimet ambasadores britanike, Mena Rawlings.
“Sonte dritat në Kullën Eiffel do të fiken, si nderim për Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II”, tha kryebashkiakja e kryeqytetit francez.
