Macja në jetën e nëntë, pasi sulmuesi misterioz e qëllon atë tetë herë në dy javë

Pronarja e një mace është e shqetësuar pasi një sulmues misterioz e qëlloi macen e saj  tetë herë në dy javë.

Pauline Hughes e maces ka frikë se mund të mos jetë aq me fat herë të tjera që macja të shpëtojë sërish.

Ajo beson se sulmet ndaj maces  u bënë nga një banor vendas pa asnjë arsye tjetër veçse thjesht një mosdashje për macet .

“E kuptoj që jo të gjithë i pëlqejnë macet, por nëse është kështu, pse nuk e nxjerrin nga kopshti i tyre ose nuk i hedhin ujë për ta trembur apo diçka të tillë”, tha ajo.

“Është mizori ndaj kafshëve, thjesht nuk është e drejtë të trajtosh një kafshë në këtë mënyrë, nëse kanë ndonjë problem me të duhet ta ndjekin në shtëpi dhe të vijnë të flasin me ne.”

Pauline shpjegoi se macja e quajtur Splinter është qëlluar dy herë në shpinë, katër herë në këmbën e pasme, një herë në stomak dhe një herë në pjesën e përparme të gjoksit.