Mbretëresha Elizabet në gjendje të rëndë shëndetësore
Pallati Mbretëror ka njoftuar se Mbretëresha e Elisabeta II është e sëmurë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Monarkja 96-vjecare ka anulluar edhe takimin e planifikuar për Këshillin Privy. Burimet mbretërore konfirmojnë se Mbretëresha nuk ka qenë në spital, ajo vazhdon të qendrojë në Kalanë Balmoral.
Mbretëresha Elisabeth II është nën kujdes mjekësor në Balmoral konfirmopn Pallati Mbretëror.
Mjekët, të shqetësuar për shendetin e saj, I kanë këshilluar të pushojë, ndaj për këtë arsye 96-vjeçarja ka anulluar pjesëmarrjen në takimin e planifikuar virtual të Këshillit Privy, një ditë pasi emëroi Liz Truss si kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar.
Këshilli Privy ose këshilli I fshehtë është një organ i formuar nga politikanë të lartë që veprojnë si këshilltarë zyrtarë të Mbretëreshës.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të jetë nën kujdesin mjekësor. Mbretëresha është e qetë dhe në Balmoral”, tha Pallati në një deklaratë.
Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall mësohet se kanë udhëtuar në Balmoral, tha Clarence House. Ndërsa Kryeministrja Liz Truss nëpërmjet një postimi në tëitter tha se "i gjithë vendi" është "thellësisht i shqetësuar".
"Mendimet e mia dhe të njerëzve në mbarë Mbretërinë tonë të Bashkuar janë me Madhërinë e saj dhe familjen e saj në këto momente," shtoi ajo.
Mediat britanike shkuajnë se një burim mbretëror ka konfirmuar mbretëresha nuk ka qenë në spital, ndërsa takimi i Këshillit Private që do të mbahej këtë mbrëmje do të riorganizohet.
Mbretëresha ndodhet në Kalanë Balmoral, ku priti Truss të marten. Ky takim shënoi herën e parë që një kryeministër emërohet jashtë Pallatit Buckingham, gjatë shtatë dekadave të Mbretëreshës në fronin.
Në maj, Mbretëresha humbi hapjen shtetërore të Parlamentit për herë të parë në 59 vjet për shkak të vështrësive në lëvizje, me të cilat Mbretëresha është përballur për gati një vit që nga një qëndrim i shkurtër në spital tetorin e kaluar.
BREAKING | The Queen is under medical supervision at Balmoral and her immediate family have been informed.
— Telegraph Breaking News (@TelegraphNews) September 8, 2022
Her doctors became "concerned" about her health, Buckingham Palace said.https://t.co/Q78KQrD0GF