Për herë të parë, Putin dhe Xi Jinping takim kokë më kokë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 7 Shtator 2022, 11:07
Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen javën e ardhshme në një samit në Uzbekistan javën.
Lajmi u bë i ditur nga i dërguari i Rusisë në Pekin, Andrey Denisov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
Takimi në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të jetë i pari ballë për ballë mes dy liderëve, të cilët kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë, që nga pushtimi rus i Ukrainës në fillim të këtij viti.
Ky do të ishte gjithashtu udhëtimi i parë jashtë shtetit për Xi që nga ditët e para të pandemisë së Covid-19.
Samiti i SCO-së do të mbahet më 15 deri më 16 shtator në Samarkand, shkruan CNN.