Vdes edhe autori i dytë i masakrës në Kanada, policia nuk tregon shkakun
Agresori i dytë i ngjarjes makabre me 10 viktima në Kanada ka vdekur në rrethana të çuditshme pas arrestimit nga policia. Dy ditë më parë edhe vëllai i tij vdiq në rrethana ende të panjohura duke e bërë ngjarjen tragjike dhe misterioze.
Autori i dytë i vrasjeve masive me thikë në Kanada ka vdekur në rrethana misterioze në spital pasi u arrestua nga policia.
Myles Sanderson, 32 vjeç u arrestua nga autoritetet e rendit në një autostradë mbrëmjen e së mërkurës ndërsa lëvizte me një automjet të vjedhur.
Makina e tij doli nga rruga dhe më pas u rrethua nga policia.
Autoritetet thonë se ai ndërroi jetë në spital.
Sinkron policia: Menjëherë pas arrestimit, ai shfaqi shqetësime shëndetësore dhe u transportua në një spital në Saskatoon. Ai u shpall i vdekur në spital.
Zyrtarja e policisë shtoi se shkaqet e vdekjes do të përcaktohen pas kryerjes së autopsisë.
Një zyrtar i paidentifikuar më herët tha se Sanderson vdiq nga një plagë që ia kishte shkaktuar vetes.
Përpara arrestimit, mediet kanadeze raportuan se Sandersoon kishte hyrë në shtëpinë e një gruaje dhe kishte marrë çelësat e veturës së saj, zonja më pas kontaktoi policinë.
Myles Sanderson ishte i akuzuari kryesor për 10 viktimat dhe 18 të plagosurit e së dielës.
Edhe vëllai i tij, Damien Sanderson i cili u gjend i vdekur tre ditë më parë akuzohej si bashkëpunëtor i 32-vjeçarit.
Të hënën, policia gjeti trupin e pajetë të Damien Sanderson dhe autoritetet e mjekësisë ligjore po kryejnë hetime nëse Myles ishte ai që ka shkaktuar vdekjen e të vëllait të tij.
Më herët gjatë së mërkurës, prindërit e vëllezërve Sanderson, i bën thirrje Myles që të dorëzohej, teksa kërkuan falje për veprimet e fëmijëve të tyre.
Policia në Kanada ende nuk ka treguar motivin e sulmeve me thikë të cilët alarmuan të gjithë vendin për shkak se ngjarja është një nga më të rëndat në historinë moderne të vendit.