"Më dërgo një foto!" Hakerat ukrainas fusin në kurth ushtarët rusë duke u hequr si gra në rrjetet sociale
Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë ishte është gjithashtu një " luftë kibernetike ".
Ministri i ri ukrainas Mykhailo Fedorov, të cilit Zelensky i besoi tranzicionin dixhital të vendit, ka përsëritur gjithmonë: "Lufta kibernetike është një mjet më shumë për ushtrinë tonë."
Ministri ukrainas krijoi menjëherë një ushtri prej 300,000 vullnetarësh, një ushtri IT-je, e cila ka shënjestruar vendet e rusëve dhe kompanitë kryesore në ekonominë e Putinit që nga shkurti i kaluar.
Ndonjëherë veprimet e hakerëve ukrainas rezultojnë në goditje “teatrale”. Kohët e fundit, një video virale tregoi se si vetë hakerat arritën t'i dërgonin të gjitha taksitë në Moskë në qendër të qytetit.
Një nga historitë e hakerit ukrainas ka të bëjë me një dredhi kurioze të përdorur për të gjurmuar ushtarët rusë që ndodheshin në një bazë pranë qytetit të pushtuar të Melitopolit , në jug të vendit.
Ndërkohë, këta hakera janë duke krijuar profile të rreme të grave në Facebook dhe media të tjera sociale aktive në Rusi.
Falë llogarive të rreme ata kanë kërkuar dhe siguruar foto nga ushtarët rusë të përfshirë në luftë. Nuk është e nevojshme të jesh një haker për të ditur se një foto mund të lokalizohet dhe mund të zbulohet shumë lehtë se ku është shkrepur.
Por me sa duket ushtarët rusë e nënvlerësuan rrezikun. Kështu hakerat ukrainas kanë përfituar nga kjo për të kuptuar saktësisht se ku ishin sulmuesit.
Informacioni për pozicionin e ushtarëve rusë iu transmetua ushtrisë ukrainase.
