"Puthja e dy vajzave në filmin e animuar" Arabia Saudite paralajmëron Netflix për shkeljen e 'vlerave islame'

Arabia Saudite ka kërkuar që Netflix të heqë të gjithë përmbajtjen që konsiderohet se shkel "vlerat dhe parimet islame dhe shoqërore", raportojnë mediat saudite.

Materialet e fundit, duke përfshirë atë të bërë për fëmijët, bien ndesh me rregulloret, paralajmëruan në një deklaratë mbikëqyrësit e medias saudite dhe të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por televizioni shtetëror saudit shfaqi video nga shfaqja e animuar Jurassic World: Camp Cretaceous, në të cilën dy vajza adoleshente rrëfejnë se e duan njëra-tjetrën dhe puthen.

Pamjet nga filmi i diskutueshëm francez Cuties u shfaqën gjithashtu në raportin e Al Ekhbariya TV, së bashku me një mbishkrim që akuzon Netflix si "kopertinë kinematografike për mesazhet imorale që kërcënojnë edukimin e shëndetshëm të fëmijëve", shkruan  BBC.

"Netflix u kontaktua për të hequr këtë përmbajtje për të siguruar respektimin e ligjeve," thuhet në deklaratën e përbashkët nga Komisioni i Përgjithshëm Saudit për Media Audiovizuale dhe Komiteti i Zyrtarëve të Mediave Elektronike të GCC.

Autoritetet do të ndjekin respektimin e direktivave dhe "në rast se përmbajtja cenuese vazhdon të transmetohet, do të merren masat e nevojshme ligjore", paralajmëruan ata.

Por nga ana e Netflix, nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme ndaj akuzave.