"Nuk kam frikë të tregoj kush jam", Melisa Raouf finalistja e parë pa make-up e Mis Anglia
Një studente 20-vjeçare e shkencave politike nga Battersea në Londër ka shënuar një revolucion të vogël në konkursin e bukurisë Miss Anglia.
Ajo është konkurrentja e parë pa grim që merr pjesë në konkursin e bukurisë në historinë e saj 94-vjeçare.
E megjithatë ajo u shpërblye duke u përzgjedhur mes 40 finalisteve.
"Njerëzit duhet t'i duan të metat dhe papërsosmëritë e tyre," shpjegoi 20-vjeçarja për Independent.
“Për mua është shumë e rëndësishme sepse kam përshtypjen se shumë vajza të moshave të ndryshme grimohen sepse ndihen pothuajse të detyruara ta bëjnë këtë nga presionet e jashtme”, tha më tej ajo.
Konkurrentja për kurorën e më të bukurës së Anglisë thotë se nëse një person është i kënaqur me lëkurën e tij, ai nuk duhet të ndihet i detyruar ta mbulojë atë me grim.
"Dobësitë tona na bëjnë ata që jemi dhe jemi ato që e bëjnë çdo individ unik".
E sa i përket raportit me imazhin e saj, Melisa Raouf tha:
“Gjithmonë kam menduar se nuk jam mjaftueshëm e bukur dhe së fundmi kam pranuar faktin që jam e bukur ashtu siç jam dhe për këtë kam vendosur të konkurroj pa make up. Kështu kam besim te vetja time, ndërsa kur kam grim ndihem i bllokuar. Kjo jam unë dhe nuk kam frikë t'ua tregoj të tjerëve."
Zgjedhja e Melisa Raouf për të marrë pjesë në konkursin e Mis Anglisë duke refuzuar make-up-in nuk i përgjigjet vetëm një ideali estetik.
"Shëndeti mendor është një temë shumë e rëndësishme, thjesht dua që të gjithë të ndihen mirë. Dua të heq të gjitha standardet e bukurisë sepse secili është i bukur në mënyrën e vet", shpjegoi ajo.

Melisa Raouf do të marrë pjesë në finalen e Miss Anglisë me shiritin e Miss Bare Face “fytyrë e pastër” dhe askush më shumë se ajo nuk mund ta meritonte një titull të tillë.
Angie Beasley, organizatore e konkursit, shpjegoi se që kur lindi kategoria në vitin 2019, askush para Melisës nuk e kishte pranuar sfidën për të konkurruar plotësisht pa make-up.
"Ne po merrnim foto të konkurrentëve jorealë për grim të tepërt në fytyrat e tyre dhe kjo është hera e parë që kam parë një vajzë pa grim."
E sigurt është se me zgjedhjen e saj pa grim, Melisa Raouf ka ngjallur kuriozitet të madh në rrjetet sociale.
Shumë të rinj e kontaktuan për të treguar mbështetjen e tyre, duke e falënderuar që i bëri të ndihen mirë me veten dhe pamjen e tyre.
Në finalen e Mis Anglisë të gjithë do të brohorasin për të.

