Arbana Osmani nënë për herë të tretë, pas djemve bekohet me një vajzë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2022, 17:19
Moderatorja Arbana Osmani, është bërë nënë për herë të tretë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i ka vendosur emrin Zoi.
“Dreams do come true (Ëndrrat bëhen realitet) Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar ”, ka shkruar Arbana krahas fotos me Zoin e saj të vogël.
Osmani e tregoi pak kohë më parë gjininë foshnjës që ka sjellë në jetë. Moderatorj është nënë e dy djemve, Jonit dhe Diellit.
View this post on Instagram
