Jasmina e “Për’Puthen” nxjerr "bishën", sherr në club me një vajzë/ Shikoni pamjet

Ish-konkurentët e ‘Për’puthen’ vijojnë të jenë nën vëzhgimin e kujdesshëm të mediave dhe fansave.

Kësaj here ju sjellim lajme nga Jasmina Kadriu, bukuroshja ku së fundmi është përfshirë në një sherr me një vajzë në një nga clubet e natës në Tiranë.

Ora News ka siguruar videon ku modelja shihet duke u konfrontuar me një vajzë, madje i hedh edhe diçka për ta goditur atë.

Situata ka qenë e tensionuar mes vajzave, sa është dashur dhe ndërhyrja e djemve në club për ti ndarë.

Jasmin është komentuar shpesh kohët e fundit për marrëdhënien e saj me këngëtarin Ardian Bujupi. Madje, thuhej se dyshja janë në një lidhje dashurie.