"Unë zgjedh lumturinë", Britney Spears "zhduket" për herë të katërt nga Instagrami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2022, 15:50
Britney Spears mbyll për herë të katërt llogarinë e saj në Instagram për të çliruar veten nga negativiteti.
“Po mësoj se çdo ditë është një fillim i ri për t'u përpjekur të jem një person më i mirë dhe të bëj atë që më bën të fitoj para.Por, sot zgjedh lumturinë”, shkruan ajo në Twitter duke shpjeguar vendimin e saj.
“Dua të jem aq e patrembur sa ndihesha kur isha më e re, nuk dua të kem frikë gjatë gjithë kohës”, shton ajo duke thënë se është “e dërrmuar” nga entuziazmi i duetit të saj me Elton John.

