“S’guxon njeri mem prek”, pak para protestës në Tiranë, Fifi shfaqet me gojën mbyllur
Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, ka alarmuar qytetarë, politikanë por edhe artistët në Shqipëri dhe Kosovë.
Në protestën e ditës së sotme pritet që pjesëmarrës të jenë dhe VIP-t, ku mes tyre do të jetë dhe Fifi.
Kjo e fundit vetëm pak minuta para nisjes së protestës që do të zhvillohet në orën 18:00 në sheshin “Nënë Tereza” ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me gojën mbyllur, ndërkohë në bluzën që mban veshur shkruhet “Unë bërtita. Jooooo!”.

Ndërkohë krahas fotos shkruan thotë se është vajzë dhe nuk guxon ta prekë njeri.
“Une jam sot ne proteste si individ jo si artiste. Jam si Femer jo si Vip . Jam si Grua jo si fytyre publike . Jam si Vajze dhe s’guxon njeri mem prek . Ju pres n18:30 te sheshi Nena Tereze – Tirane!”.
View this post on Instagram
