“Nga gango u bëre lango”, vihet nën hetim reperi Cllevio Serbiano, rreh me shkelma dhe shpulla qenin (Video)

Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjete sociale si Cllevio Serbiano, është vënë në hetim pasi është shfaqur në një video në rrjetet sociale, duke trajtuar qenin e tij.

Policia bën me dije 36 vjeçari banues në Lushnjë akuzohet për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshës".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshës".”- njofton policia.

Në videot e bëra publike në rrjetet sociale, Ahmeti ai rreh me shkelma dhe grushte qenin e tij.

“Unë them do të thyj në mes, ti vazhdon. Hjade këtu, a je gango ti. Hajde këtu, ku vete tani. Nga gango na u bëre lango. Hajde pra. Apo do ikësh me  vrap lart. Mos e ha bidonin. Ti do hash bidonin rri tani aty. Kështu e meriton tit ë rrish. Më shiko njëherë. Si do ia bëjmë. Do më dëgjosh mua apo do të bësh me kokën tënde. Dëgjo këtu, pse u fute këtu. Shiko njëherë. Hip sipër në shtëpi. Nuk po kupton ti akoma. Unë them hip sipër”, i thotë Cllevio qenit.

36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Ahmeti u lirua nga burgu, më 24 korrik pasi ishte arrestuar pas sherrit me reperin e njohur  Noizy.