Shkon në 1,136 numri i viktimave nga përmbytjet në Pakistan

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e musoneve në Pakistan ka arritur në 1,136 që nga qershori, sipas shifrave të publikuara sot nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 75 persona të tjerë.

Bëhet e ditur se autoritetet po përpiqen të arrijnë në fshatra të izoluara në veriun malor të vendit, për t’u ardhur në ndihmë.