Merrnin urdhra nga tutorja grek, arrestohen tre të miturit shqiptare që vidhnin biznese në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2022, 22:41
Autoritetet greke kanë prangosur tre të mitur me origjinë shqiptare, pasi akuzohen se kanë vjedhur një biznes lojërash fati.
Sipas mediave greke, të vegjlit shqiptarë shfrytëzoheshin nga një 56-vjeçare, e cila akuzohet si ideatorja e grabitjeve.
Ndërsa, bëhet e ditur se të miturit shqiptarë janë të moshës 14 dhe 15 vjeç dhe një 18-vjeçar
Mësohet se në grabitjen e fundit që bën, shqiptarët arritën të marrin në kasën e biznesit të lojërave të fatit 6950 euro, shkruajnë mediat greke.
Gjatë kontrollit të shtëpive, të miturve shqiptarë u kanë gjetur një shumë prej 7230 euro, pesë celularë, dy thika me gjatësi teh 14 dhe 9 cm, doreza najloni dhe veshjet e përdorura nga autorët për të kryer grabitjet.
