Drejtuesit e automjeteve ankohen për rrugën e Tiranës: Me këto gropa shkojmë direkt në servis, jo BE
Ky rreth në të cilin ndodhemi të çon në katër drejtime dhe rruga në secilën prej tyre është e dëmtuar.
Në këtë drejtim shkohet për në Surrel, por gjendja e rrugës është një problem shumë i madh për automjetet.
Ndërsa ky drejtim të çon në Lanabregas dhe e njëjta situatë shfaqet edhe këtu.
Drejtimi tjetër është Shkoza, e mbushur gjithashtu plot me gropa.
Në këtë drejtim shkohet për në Tiranë dhe e njëjta situatë.
Drejtuesit e atuomjtevee apelojnë të ndërhyet sa më shpejt nga Bashkia e Tiranës.
"Taksat i paguajmë, Bashkia duhet të vërë dorë."
Thonë se u dëmtohen makinat e se u cënohet edhe siguria.
"Amortizohet makina, siguria e rrugës dhe siguria e njerëzve është në nivelet minimale dhe burim aksidenti."
Sipas tyre këto rrugë nuk janë të përshtatshme për kryeqytetin.
"Me këtë rrugë duhet të shkosh direkt te servisi sepse nuke kupton nga atje si është rruga dhe bie direkt në gropë. Nuk shkon dot në Europë me këto rrugë."








