Po lëvizte me biçikletë në aksin Kuçovë-Dimal, aksidentohet nga makina dhe gjen vdekjen

Aksidenti në në aksin rrugor Kuçovë-Dimal. Makina Fiat e cila drejtohej nga një 30 vjeçar përplasi për vdekje një 70 vjeçar nga Kuçova.

Ora 08:55 Identifikohet viktima e aksidentit. 

Mjeti që drejtohej nga Marineo Bregu ka goditur të moshuarin nga prapa. Fillimisht 70-vjeçari ka fluturuar në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë. Policia identifikoi viktimën. Ai është Hamit Krasi,71 vjeç,nga Kuçova.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE


Ora 08:30 Po lëvizte me biçikletë në aksin Kuçovë-Dimal, aksidentohet nga makina dhe gjen vdekjen

Një automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë në aksin rrugor Kuçovë-Dimal.

Sipas informacioneve paraprake të policisë viktima është një 70-vjeçar ende i paidentifikuar.

"Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.