Porti i Durrësit, Edhe Meta pas Berishës: Afera 10 herë më e rëndë se e incineratorëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur dyshime të forta sa i përket zhvendosjes së Portit të Mallrave në Durrës dhe realizimit të projektit të ri ndërtimor në këtë zonë. Përballë gazetarëve ai kërkoi zbulimin e emrave që janë pas kompanisë investitore

Kryetari i Partisë së Lirisë këkon të bëhen publikë pronarët fundorë të kompanisë koncesionare të portit të Durrësit.

Ilir Meta: "Të bëhen publikë urgjentisht pronarët fundorë të kompanisë partnere të koncesionit si dhe vlera, burimi mënyra koha dhe garancitë ligjore nëse kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsa fiskale"

Edhe çmimi i tokës që është vlerësuar sipas tij flet për aferë edhe më të madhe se incinerartorët

Ilir Meta: Kapitalizon mbi 1.5 mln metra katrorë sipërfaqe trualli me një vlerë të jashtëzakonshme në vendin më strategjik të Shqipërisë në portën e korridorit të 8-të, e cila sipas kësaj marrëveshje do të ishte pronë e koncesionarit

Nga ana tjetër duke ngritur pyetjen nëse kompania mund të përdorë tokën për të marrë kredi, Meta paralajmëroi rrezikun edhe të sekuestros 

"Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga bankat vendase apo ndërkombëtare për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse tani dhe në të ardhmen"

Përmes deputetit Petrit Vasili kjo parti do të dërgojë disa pyetje  ministrisë së Infrastrukturës dhe për dijeni kryeministrit Rama  lidhur me Portin e ri të Porto të Romanos dhe kërkon që të marrin përgjigje brenda kohës së duhur.

“Të zbardhet afera më korruptive, ajo e Portit të Durrësit.  Është e rëndësishme për t’u bërë sa më e qartë se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë dhe investimet e këtij koncesione, cilat janë të dhënat ligjore, ekonomike, financiare"

Në qëndrimin e tij kreu i Partisë së Lirisë dha një paralajmërim të fortë Ramës dhe jo vetëm.

Ilir Meta: "Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që e di që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vet të dështuar dhe kërkon të lërë peng Shqipërinë dhe nja 50 vite të tjera bën gabim shumë të madh të përfshihet në këtë aferë të jashtëzakonshme që mund të shkojë në vlerë edhe 10 herë më e rëndë se e incineratorëve, sipas parashikimeve të deritanishme.

Pra rreth 3 miliardë euro vlera e 1.5 mln metra katrorë në vendin më strategjik të Shqipërisë në portën e korridorit të 8-të, Iku koha kur punët e zyrtarëve i shqyrtonin burokratë që nuk kishin lexuar as marrëveshjen e Asociim Stabilizimit.

Vetëm rruga e transparences se shpejtë dhe të menjëhershme mund te qetesoje kete situate,perndryshe Edi Rama i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re. Do të jetë ai përgjegjës për kokëfortësinë dhe detyrimet që ndaj atyre që e kanë shtyrë në këtë aferë shumë të rrezikshme" 

Shqetësim sipas Metës është dhe dhënia me koncesion të procesit të dhënies së shtetësisë shqiptare

Ilir Meta: "Sigurisht që kjo është aventurë, si aventurë e shpallur ajo që le të ikin shqiptarët se na vijnë bangladeshasit" 

Meta e mbylli konferencen me thenien: "Populli që fle në demokraci zgjohet në diktaturë"