Vasili: Kur drejtimin e Tiranës e rrëmbejnë hajdutët dhe llafazanet ajo vetem rrënohet
Tirana ka vijuar të përkeqësojë renditjen si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë edhe gjatë këtij viti.
Sipas, Numbeo-s që është dhe sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës, rezulton se kryeqyteti shqiptar është ndër të fundit në botë për cilësinë e jetesës.
Përmes një reagimi në facebook deputeti Petrit Vasili bën përgjegjës për këtë gjëndjen ku ndodhet Tirana drejtuesit e bashkisë.
“Kur drejtimin e Tiranes e rrembejne hajdutet dhe llafazanet ajo vetem rrënohet! Te gjithe treguesit e Tiranes, qe lidhen me cilësine e jetesës përkeqësohen çdo dite keq e me keq dhe betonizimi kriminal me kulla, rrembimi i pronave, vjedhja me inceneratoret shkaterruan Tiranen.
Kur Tirana drejtohet nga hajdute dhe llafazane qe vetem grabisin dhe llomotisin ajo vetem shkaterrohet duke ju nxire perdite jeten qytetareve te saj” reagon Vasili ndërsa rendtit problematikat që nxorri në pah Numbeo.
