Meta: Edi Rama njeri i marrë që e di fundin. Kush hyn në aventura me të bën gabim shumë të madh
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se Rama e di që është drejt fundit dhe po kërkon të lërë peng Shqipërinë dhe për 50 vite të tjera.
“Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që e di që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vet të dështuar dhe kërkon të lërë peng Shqipërinë dhe nja 50 vite të tjera bën gabim shumë të madh të përfshihet në këtë aferë të jashtëzakonshme që mund të shkojë në vlerë edhe 10 herë më e rëndë se e incineratorëve, sipas parashikimeve të deritanishme.
Pra rreth 3 miliardë euro vlera e 1.5 mln metra katrorë në vendin më strategjik të Shqipërisë në portën e korridorit të 8-të, iku koha kur punët e zyrtarëve i shqyrtonin burokratë që nuk kishin lexuar as marrëveshjen e Asociim Stabilizimit.
Vetëm rruga e transparences se shpejtë dhe të menjëhershme mund te qetesoje kete situate,perndryshe Edi Rama i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re. Do të jetë ai përgjegjës për kokëfortësinë dhe detyrimet që ndaj atyre që e kanë shtyrë në këtë aferë shumë të rrezikshme"
Deklarata u be ne konference per median.