Elbasan/ Kultivoi vjet 400 fidanë kanabis, arrestohet sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2022, 09:59
Është arrestuar një 32 vjeçar i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar për kultivimin e 400 fidanëve kanabis, informon policia e Elbasanit.
Në kuadër të operacionit “Sulta” është arrestuar Andon ( Ardit) Duzha banues në Elbasan.
Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë, informoi sot polici e Elbasanit.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg ", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”.