Nga Londra në Nigeri, 72 objekte të grabitura të shek e 19-të kthehen në atdheun e tyre
72 objekte të grabitura në shek e 19-të do të kthehen në atdheu e tyrë në Nigeri, nga Britania e Madhe. Artefaktet përfshijnë 12 pllaka bronzi dhe një çelës për pallatin e mbretit.
Një muze në Londër pritet të kthejë në Nigeri artefaktet e grabitura në shekullin e 19-të nga Mbretëria e Beninit. Muzeu “Horniman” tha se pronësia e 72 objekteve do t'i transferohej qeverisë nigeriane.
Artikujt përfshijnë 12 pllaka bronzi, të njohura si Bronzët e Beninit, një statujë gjeli prej bronzi dhe një çelës për pallatin e mbretit. Kthimi vjen më kërkesë të Komisionit Kombëtar të Nigerisë për Muzetë dhe Monumentet në muajin janar.
Muzeu, në juglindje të Londrës, është konsultuar me anëtarët e komunitetit, akademikët, profesionistët e trashëgimisë dhe artistët me bazë në Nigeri dhe në Britani.
Vitet e fundit, ka pasur presion të shtuar politik mbi qeveritë dhe muzetë evropianë për të dorëzuar artefaktet e grabitura. Këto përfshijnë gdhendje fildishi dhe skulptura bronzi.
Eve Salomon, kryetarja e muzeut, tha:
"Dëshmitë janë shumë të qarta se këto objekte janë marrë me forcë dhe konsultimi i jashtëm mbështeti pikëpamjen tonë se është morale dhe e përshtatshme që t'i kthejmë pronësinë e tyre Nigerisë.
The Horniman është i kënaqur që mund të ndërmarrë këtë hap dhe ne mezi presim të punojmë me Komisionin për të siguruar në afatgjatë këto artefakte të çmuara."
