Biden negativizohet për Covid, përfundon karantina për presidentin amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2022, 17:00
Presidenti amerikan, Joe Biden, rezultoi negativ për Covid-19 sot për të dytën ditë radhazi dhe do të rifillojë detyrat fizike dhe udhëtimet, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë.
Më 21 korrik, presidenti 79-vjeçar Biden doli pozitiv me Covid-19 dhe pak pasi u shërua dhe doli nga karantina, ai doli sërish pozitiv.
Mjeku i presidentit amerikan foli për një rast të rrallë të sëmundjes që “rikthehet” dhe kjo ndodh te një përqindje e vogël e pacientëve që marrin ilaçin antiviral Paxlovid.

