Makina godet motorin në Vlorë, drejtuesi i tij në gjendje të rëndë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 6 Gusht 2022, 14:12
Një aksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën e Lumit të Vlorës.
Aksidenti ka ndodhur në Sherishte ku një automjet ka goditur një mjet motorik dhe për pasojë drejtuesi i motorit është transportuar në gjendje të rëndë në spital.
"Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore," njoftoi policia.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me grupin hetimor janë duke bërë kqyrjen e vendit për shkaqet e aksidentit.
