Itali/ Infermierët dhunë seksuale e fizike ndaj të moshuarve në qendrën e asistencës shëndetësore

Një ngjarje e rëndë është verifikuar në qytetin e Foxhias në Itali.

Katër punonjës të një qëndre asistence shëndetësore për të moshuar janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Foxhias me akuzën e dhunës fizike e seksuale ndaj të moshuarve.

Hetimet e akuzat janë bazuar në informacione të dokumentuara me video e fotografi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjithçka ka nisur me një zarf anonim e një usb që kish mbërritur në policinë e Foxhias e ku denoncohej dhuna e operatorëve shëndetësorë në këtë qëndër për të moshuar të sëmurë.

Fakti ka cuar në nisjen e një procesi hetimor e në vendosjen e telekamerave përgjuese që më pas kanë dokumentuar cfarë ka ndordhur.

Dhunë fizike e keqtrajtim është akuza ndaj katër të hetuarve e ndaj njërit prej tyre rëndon dhe akuza për abuzim seksual ndaj një të moshuar.