“Nuk kishim forcë të reagonim” Arestohen tre persona, kthyen shtëpinë e të moshuarve në vend shpërndarje droge
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 19:29
Tre tunizianë, 27, 28 dhe 44 vjeç, të papunë, të pastrehë, klandestinë janë vënë në prangat e policisë italiane.
Ata kishin shndërruar shtëpinë e dy të moshuarve në një vend për tregtinë e drogës.
27-vjeçarit iu gjet një kilogram drogë, përfshirë heroinë, kokainë dhe hashash dhe gati 18 mijë euro cash. Policia gjeti gjithashtu tetë telefona celularë dhe një fletore që përmban llogaritë e sakta të 'klientëve'.
Dy pronarët e moshuar të banesës kanë rrëfyer para agjentëve se nuk kishin forcë të reagonin.
Gjyqtari për të përcaktuar dënimin pr tre të arrestuarit do të mbahet më 9 shtator.
