Të shtëna me armë në një klub nate në Spanjë, prezent dhe nipi i mbretit (VIDEO)

Katër persona janë qëlluar me armë zjarri në një klub nate në Marbella, pasi një person i armatosur u inatos në pistën e mbushur me njerëz.

Të shtënat ndodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Opium Beach Club, një klub i njohur nga turistët britanikë për festat spanjolle.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë një përleshje që shpërthen mes të ftuarve në seksionin VIP, përpara se një sulmues të nxirrte armën e tij, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe teksa pjesëmarrësit e festës ikën të frikësuar nga vendi.

Të shtëna me armë në një klub nate në Spanjë,

Më pas ai u godit me thikë në kokë dhe gjoks, thanë burimet, dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Burimet policore thanë se i armatosuri ishte holandez dhe një nga viktimat ishte një irlandez i cili u qëllua në gjoks.

Të shtëna me armë në një klub nate në Spanjë,

Në klub mbrëmë ishte Froilán de Marichalar, nipi i mbretit spanjoll Felipe VI, i cili po festonte ditëlindjen e tij të 24-të, raporton Mail Online.

Të shtëna me armë në një klub nate në Spanjë,