Zelenski publikon listën e “tradhëtarëve” në Ukrainë

Presidenti ukrainas ka ndërmarrë një nismë të fortë duke dërguar për procedim penal 651 raste të dyshuara për tradhëti ndaj atdheut. Në këtë listë përfshihet edhe shefi i shërbimit sekret të Ukrainës. Sipas autoriteteve ukrainase, personat dyshohen si bashkëpunëtorë të rusëve.

Presidenti Zelenskyy ka nisur një operacion të gjerë për të larguar nga postet zyrtare dhe për të dërguar për ndjekje penale personat e dyshuar për tradhëti ndaj atdheut.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në komunikimin e tij, vetë presidenti njoftoi se në listë ishte edhe shefi i shërbimit sekret ukrainas.

Zelenskyy tha të dielën se korrupsioni po përhapej në radhët e qeverisë së tij dhe se Byroja Shtetërore e Hetimit po i nënshtrohej një "hetimi në shkallë të gjerë" ndaj zyrtarëve dhe oficerëve të zbatimit të ligjit të dyshuar për tradhti ose aktivitete të tjera korruptive.

Presidenti ka shkarkuar nga detyra prokurorin e përgjithshëm të vendit dhe shefin e shërbimit sekret, ndërsa ka njoftuar se shumë nga personat e shkakruar e kanë të dokumentuar aktivitetin e tyre në interes të Rusisë.

Situata në terrenin e luftës mbetet e ashpër, ndërsa rusët kanë pushtuar thuajse të gjithë lindjen e Ukrainës. Ata janë duke u përgatitur për një sulm të ri. Ukraina kërkon më shumë armatim nga Perëndimi për t’i bërë ballë sulmit pushtues rus.