"Një lëvizje gjeopolitike ndaj Rusisë", ministri i jashtëm rus reagon për herë të parë për statusin kandidat të Ukrainës

Ndërkohë që lufta në terren në Ukrainë vazhdon, edhe deklaratat kërcënuese në distancë mes krerëve të politikës ruse dhe Ukrainës janë shumë të rënda.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra shefin e Shërbimit të sigurisë Ivan Bakanov dhe prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova, funksionet e së cilës i janë besuar zëvendësprokurorit të deritanishëm, Gjeneralit Oleksiy Symonenko.

Por për kreun e diplomacisë ruse Serghei Lavrov, politika e jashtme e Perëndimit vazhdimisht çon në kërkimin e gjithnjë e më shumë teatrove të luftës. Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov e quajti statusin e kandidatit në BE për Ukrainën një "lëvizje gjeopolitike kundër Rusisë".

Lavrov u shpreh se "forcat e armatosura ruse dhe Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut po ia dalin mbanë në detyrat e tyre në operacionin ushtarak special, duke u përpjekur të ndalojnë gjenocidin e rusëve dhe duke eliminuar kërcënimet e drejtpërdrejta për sigurinë ruse".

Sipas Lavrov, Kievi "po humbet në fushën e betejës" dhe "së bashku me mbrojtësit e tij perëndimorë po demonizon Rusinë".