“Çfarë po bëni? Është djalli” Murgesha ndan dy modelet që po putheshin me njëra-tjetrën

Një murgeshë e moshuar ka ndërhyrë kur dy modele kanë shkëmbyer një puthje, duke tentuar që t’i ndajë dy të rejat.

"Çfarë po bëni, çfarë po bëni, është djalli!", ka thënë murgesha e skandalizuar duke u përpjekur t'i largojë nga njëra-tjetra. 

Ngjarja ndodhi  gjatë një seti fotografik në një rrugicë në lagjet spanjolle, në Napoli. 

“Po punojmë”, justifikohet një operator i setit.

 E pabindur, murgesha dorëzohet dhe largohet dhe bën shenjën e kryqit e përsërit "Jezus, Jozef, Shën Ana dhe Maria!".