Çfarë e lidh këtë vajzë të vogël me Boris Johnson?
Flokët natyrale të Layla-s bënë që mamaja e saj Charlotte t'i vinte nofkën Boris , sepse flokët e saj ngjiten në të gjitha këndet.
Vogëlushja 18-muajshja ka lindur me sindromën e flokëve të pakrehshme, një gjendje e cila I bën flokët të thatë dhe të dredhur që nuk mund të krehen.
Mami Charlotte Davis, 28, tha për The Sun: “Ndonjëherë ne e quajmë atë Boris sepse flokët e saj janë thjesht të pakontrollueshëm, pavarësisht se çfarë bëjmë me to, flokët e saj nuk do të shkojnë kurrë drejt.
"Ne kemi provuar të gjitha llojet e tharjes por kështu është."
Zakonisht përmirësohet me kalimin e kohës, normalisht në adoleshencë, për një arsye të panjohur për shkencëtarët.
Shkencëtarët besojnë se vetëm 100 njerëz janë diagnostikuar në mbarë botën.
Shkaktohet nga një mutacion në gjenet e përfshira në formimin e boshteve të flokëve.
Asaj i pëlqen të luajë me flokët e saj, por duhet të mësohet me fëmijët e tjerë që vijnë në shesh lojërash për t'i ngacmuar flokët.”
Sindroma e Flokëve të Pakrehueshme u identifikua për herë të parë në 1973.
