Protestoi kundër luftës në Ukrainë, lirohet gazetarja Marina Ovsiannikova

Gazetarja ruse Marina Ovsiannikova , e cila u bë e famshme për shfaqjen e një shenje kundër luftës në Ukrainë në televizion dhe e arrestuar të dielën pasi protestoi sërish kundër pushtimit, u lirua pas disa orësh.

“Gjithçka është në rregull. Tani e kam kuptuar që është më mirë të largohesh nga shtëpia me pasaportë dhe një çantë” - shpjegoi gazetarja në Facebook.

Avokati i gazetares konfirmoi lirimin, duke shtuar se ndalimi ishte për shkak të dyshimit se ajo po diskreditonte ushtrinë ruse.

Yashin u arrestua në sajë të ligjit të fundit të mbylljes së gojës që parashikon dënime deri në 15 vjet burg për ata që diskreditojnë forcat e armatosura ruse dhe ndalon të quajnë "operacion ushtarak special" në Ukrainë - siç përcaktohet nga Kremlini.

Deri më tani, shpjegoi avokati Zakhvatov, duket se nuk ka asnjë hetim penal kundër gazetares.

Por arrestimi i saj në gjykatë erdhi disa ditë pasi ajo protestoi e vetme pranë Kremlinit me një tabelë që kritikonte ndërhyrjen e Vladimir Putin në Ukrainë.