Protestë nën kërcënimin e armës , kryeministri i Sri Lankës ultimatum ushtrisë: Bëni "gjithçka" për të rivendosur rendin

Protestuesit në Sri Lanka të cilët i kanë zënë derën kreut të qeverisë së vendit kanë thënë se mund të largohen nga godina qeveritare.

Kryeministri i Sri Lankas Ranil Uikremesinge urdhëroi ushtrinë që të bëjë çfarë të jetë e nevojshme për të rivendosur rendin pas mësymjes së protestuesve në zyrën e tij të mërkurën.

Kryeministrit Uikremesinge iu dhanë kompetencat e kreut të shtetit nga presidentit i vendit i cili u arratis nga Sri Lanka ditë më përpara.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por vendimi i tij nxiti protesta të mëtejshme përmes të cilave kërkohej edhe largimi i kryeministrit.

Qindra protestues janë përleshur me forcat e rendit me sende të forta, ndërsa policia iu është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Shumë qytetarë bëjnë përgjegjëse Administratën e Presidentit Rajapaksa për krizat dhe e shohin kryeministrin i cili e mori këtë post në muajin maj si pjesë të problemit.

Të mërkurën, për të dytën herë në më pak se një javë, protestuesit mësynë në godinën e Presidencës duke thyer gardhet e sigurisë së lartë.

Këtë herë e kishte radhën zyra e kryeministrit.

Duke përsëritur skenat e mëparshme gjatë fundjavës në rezidencën e presidentit, protestuesit në zyrën e kryeministrit u ulën në divane prej pelushi dhe shkrepnin foto, ndërsa të tjerët qëndruan nëpër karrige dhe tavolina duke valëvitur flamurin e Sri Lankës.