Ndodh në Rusi, gruaja shet djalin e porsalindur për 3400 euro për të bërë operacion hundën
Një grua në Rusi shiti djaline saj për 3400 euro për të bërë operacion hundën.
33 vjecarja nga Dagestani kishte bërë marrëveshje me fqinjin e saj për shitjen që parashikonte marrjen e djalit vetëm 5 ditësh, nga fqinji në këmbim të 3400 eurove.
Gruaja i kishte thënë ciftit se nuk kishte një punë për të mbuluar shpenzimet dhe vend për të jetuar. Më pas u zbulua se ajo donte të bënte operacion hundën që sipas saj ishte jetike për të marrë frymë.
Policia arrestoi ciftin që kishte blerë fëmijën dhe gruan me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.
Komiteti Hetues i Federatës Ruse për Republikën e Dagestanit shpjegoi se "më 25 prill 2022, një grua lindi një djalë në Spitalin Qendror të Qytetit Kaspian.
Më 30 Prill 2022 ajo doli nga spitali, ku, pasi u takua me një banor vendas, ajo ra dakord t'i dorëzonte djalin e saj të porsalindur për një tarifë prej 200,000 rubla.
Ai mori fillimisht shumën prej 20,000 rubla dhe më 26 maj 2022 mori pjesën tjetër të parave prej 100,000 rubla.